×
  • Lajme
  • Lajme

    Tenton të hyjë në Gjinekologji me dhunë, arrestohet nga Policia

    Insajderi
    10 September 2018 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një punëtor i sigurimit në QKUK, ka njoftuar Policinë pasi një person ka tentuar të hyjë me dhunë në klinikën e Gjinekologjisë.

    Madje i dyshuari ka ekspozuar edhe një armë zjarri, të cilën Policia e ka konfiskuar.

    “Ankuesi, punëtor i sigurimit, mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte në vendin e tij të punës një person mashkull K/Shqiptar, me dhunë duke ekspozuar edhe një armë zjarri ka dashur të hyjë në repartin e gjinekologjisë. Patrulla policore ka identifikuar dhe ka lokalizuar të dyshuarin ku në automjetin e tij ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë me gaz, me një karikator pa fishekë kal.9mm. I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark