×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abazi: Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga qeveria

    Insajderi
    16 February 2023 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Depueteti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se nuk është një nga deputetët që dëshiron ta rrëzojë Kurtin nga pushteti.

    Abazi ka thënë se Kurti e mendon një gjë të tillë por që ai nuk do të bëhet pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga qeveria.

    “Mendoj se çështja kryesore është se z.Kurti mendon se unë mund të hidhërohem shumë dhe do bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga qeveria. Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga qeveria. Nuk jam votë kundër qeverisë Kurti dhe nuk do e bëj viktimë Kurtin”, ka deklaruar Abazi, raporton Insajderi.

    Sipas Abazit është detyrë e opozitës rrëzimi i qeverisë pasi në VV asnjë nuk ka interes ta rrëzojë.

    “Unë në asnjë moment nuk do të bëhem target i askujt për dështimet e VV-së”. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark