Futbollisti Osagi Bascome është therur për vdekje në vendlindjen e tij, transmeton Insporti.com.
Bascome, 23-vjeçar, është goditur disa herë me thikë në një përleshje në restorantin “St David” në vendlindjen e tij.
Ai kishte kaluar në akademinë e Aston Villës, Valencias e Levantes, ndërsa suksesin më të madh e kishte te Bristol City në Angli ku kishte edhe paraqitje zyrtare.
Bascome kishte 18 paraqitje për shtetin e tij, Bermudan.