Rënia drastike e temperaturave shkakton rritje të madhe të rrezikut për sulm në tru. Sipas një studimi të fundit shkencëtarët kanë zbuluar se për çdo rënie të temperaturave për 2.9 gradë Celsius në një periudhë prej 24-orëve, numri i sulmeve rritet për 11 për qind.
Te personat që kanë rrezik më të madh për sulm, për shkak të presionit të lartë të gjakut, pirjes së duhanit ose mbipeshës, rritet rreziku për 30 për qind.
Studimi i bërë së fundmi në “Jena University Hospital” në Gjermani thotë se ndryshimi i shpejtë i motit në të ftohtë rrit gjasat për sulme në zemër dhe në tru.
Pjesë e këtij studimit kanë qenë 1700 pacientë që kanë pasur sulme në mes të viteve 2003 deri 2010.
Shkencëtarët analizuan motin në tri ditët gjatë së cilave pacienti përjetoi sulmin. Nga kjo ata kanë gjetur se çdo rënie e temperaturave prej 2.9 gradë ka rritur rrezikun për 11 për qind në dy ditët e ardhshme.
Ndryshimi i pa pritshëm i temperaturave thuhet se rrit rrezikun mpiksjen e gjakut duke shkaktuar bllokadë në artere të cilat ushqejnë trurin.
Kushtet e ftohta atmosferike mund të shkaktojnë edhe ngushtimin e enëve të gjakut po ashtu rrisin presionin e gjakut.