×
  • Sport
  • Sport

    Tjetër skandal tek kombëtarja spanjolle/ Trajneri prek në gjoks asistenten e tij

    Insajderi
    23 August 2023 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zgjerohet skandali me ekipin kombëtar të vajzave në futbollin spanjoll.

    Pas Presidentit të federates Luis Rubiales  i cili përfundoi në qendër të një polemike shumë të ashpër për puthjen në gojë që i dha futbollistes Jenni Hermoso gjatë ndarjes së çmimeve për Kupën e Botës për femra, tashmë ne telashe e gjen veten edhe trajneri i ekipit , Jorge Vilda .

    Së fundmi po qarkullon një video, në të cilën trajneri duket se prek gjoksin e bashkëpunëtores së tij, Montserrat Tomé , gjatë festimeve.

    Një gjest që po shkakton një indinjatë edhe më të madhe ne opinionin sportive, media dhe shoqerine spanjolle.

    Më heret ishte kreu i federates rubiales që u u në qender të kritikave për gjestin aspak normal gajtë festimeve që po kryheshin me rastin e fitimit të kupës së botës.

    Rubiales kërkoi falje, por nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pavarësisht se gjesti I tij u kritikua rëndë nga Mbreti i Spanjës dhe kryeministri Pedro Sanchez.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark