×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    TKK inskenon dramatizimin e romanit “1984” të Xhorxh Oruelit

    Insajderi
    29 August 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Teatri Kombëtar i Kosovës këtë vit do ta vendos në skenë dramatizimin e romanit të famshëm “1984” të shkrimtarit të mirënjohur botëror, Xhorxh Oruel (George Orwel).

    “1984” i dramatizuar nga romani distopik i autorit të lartcekur vjen nën regjinë e Igor Mendijskyt, duke u bërë projekti i radhës i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

    Për këtë shfaqje provat dhe përgatitjet profesionale tashmë kanë filluar.

    Regjisor: Igor Mendijsky

    Luajnë: Adrian Morina, Ard Islami, Arta Selimi, Edona Reshitaj, Flaka Latifi, Shpejtim Kastrati, Xhejlane Godanci dhe Ylber Bardhi.

    Konsulent artistik: Imer Kutllovci

    Skenograf: Mentor Berisha

    Kostumografe: Yllka Brada

    Kompozitor: Trimor Dhomi

    Video: Yannik Donet

    Ass.Regjisor: Alper Ziglir

    Përkthyer nga: Urim Nerguti

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark