Avokati, Tomë Gashi ka njoftuar se nga sot është avokat i të kërkuarit nga organet e drejtësisë për rastin e vrasjes në “Bon Vivant”, Dukagjin Nikollajt të njohur si “Duka”.
Gashi e ka publikuar autorizimin në rrjete sociale.
“Duka” është ende në arrati për tragjedinë në Bon Vivant. Ai është në kërkim nga FBI për trafikim droge.
Postimi i Gashit:
Nga sot Dukagjin Nikollaj – Duka ka Avokat.
Incizimet pamje kane…!
Faktet askush mos te guxoje t’i ndryshoje – ligji do te veproje dhe secili do te pergjigjet per ate qe ka bere!