×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Topalli: E kam pritur ftesën nga Kosova, jam i dëshpëruar

    Insajderi
    19 September 2022 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e këtij muaji. Trajneri francez për grumbullimin e shtatorit ka ftuar 26 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion për duelet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë. Këto dy ndeshje janë të fundit në kuadër të ciklit të sivjetmë të Ligës së Kombeve.

    Në këtë listë nuk është përfshirë Jetmir Topalli, lojtar i cili po kalon nëpër një formë shumë të mirë te skuadra turke Instanbulspor edhe pse e kishte pritur një ftesë nga të tillë.

    Javë ma parë, Topalli në një intervistë për KosovaPress deklaroi se është në pritje të ftesës nga trajneri Giresse dhe se është i gatshëm për ta ndihmuar Kosovën në fazën sulmit dhe tani që nuk është ftuar është shumë i zhgënjyer.

    Ai ka thënë  se mosftesa nga ana e Giresses e ka lënë jashtëzakonisht të dëshpëruar, por përkundër kësaj do të vazhdojë të punoj edhe më shumë.

    “Patjetër që jam i dëshpëruar sepse kam shpresuar shumë që do të jem pjesë e këtij grumbullimi, por nuk kam se çfarë të bëjë. Duhet të punoj edhe me më shumë motiv dhe të shikoj përpara.”, tha Topalli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark