×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tragjike në SHBA, qentë sulmojnë një 7-vjeçar, humb jetën si pasojë e kafshimeve

    Insajderi
    25 January 2023 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një djalë 7-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Idaho të SHBA-së, pasi u sulmua nga një tufë qensh. Nëna e tij ka shpëtuar dhe ndodhet në spital me plagë të rënda.

    Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Fort Hall. Katër qen, dy Rottweiler dhe dy të tjerë, sulmuan djalin e vogël që kishte dalë në rrugë jashtë parkut ku ai ishte duke luajtur.

    Kelani doli në rrugë për një moment dhe nëna e tij pas disa minutash e gjeti fëmijën e saj të shtrirë me fytyrë përtokë, dhe qentë duke ngrenë trupin e tij.

    Ajo vrapoi menjëherë dhe u përpoq të shpëtonte të birin, por nuk ia doli. Qentë më pas sulmuan edhe nënën e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

    Kellan dhe Emily Islas u dërguan menjëherë me ambulancë në Qendrën Mjekësore “Portneuf”, ku i mituri u konstatua i vdekur.

    Autoritetet lokale eutanizuan qentë duke zbatuar ligjin lokal të kontrollit të kafshëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark