Në Budapest të Hungarisë, ‘Dardanët’ u mposhtën të hënën nga Bjellorusia me rezultat 2-1.
Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Ismet Munishi pretendoi se selektori Alain Giresse, nuk i njeh disa nga futbollistët e Kosovës.
“Zyrtarisht jemi në krizë. Gjysmën e futbollistëve nuk i njeh selektori i Kosovës, nuk i ka parë duke luajtur, nuk e dinë kush mund të luajë,” theksoi ai.
Munishi edhe ironizoi me Giresse duke thënë se “sot ishte fusha e mirë, më mirë të luajmë ndoshta në fushë të keqe.”