×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Trajneri gjerman i United zbulon si e kalon koronavirusin futbollistët e tij

    Insajderi
    24 December 2021 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Manchester United, Ralph Rangnik, ka komentuar situatën e krijuar nga COVID-19 në Premier Ligë.

    Ai tha se Liga do të bëjë gjithçka që është e mundur për sigurinë e lojtarëve.

    “Premier League do të bëjë gjithçka që është e mundur për sigurinë e lojtarëve. Ne duhet t’i inkurajojmë ata – dhe ne e bëjmë – të sillen në mënyrë të disiplinuar për sa u përket kontakteve sociale. Ju gjithashtu duhet të siguroheni që shumica e lojtarëve janë të vaksinuar.

    Me sa di unë kemi shumë lojtarë të vaksinuar. Por javët e fundit kanë treguar se edhe nëse jeni vaksinuar 2 ose 3 herë, mund të merrni përsëri Covid, veçanërisht një lloj të ri.

    Po, ju nuk jeni të mbrojtur nga infeksioni, por të paktën jeni të mbrojtur nga simptomat serioze. Me sa di unë, shumica e lojtarëve tanë me teste pozitive kishin simptoma shumë, shumë të lehta dhe nuk vuajtën prej tyre”, tha Rangnik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark