Kosovare Asllani është ndalur sërish.
Vetëm pak ditë më parë futbollistja shqiptare u kthye nga demontimi dhe në dy ndeshje tregoi se është njëra prej sulmuesve më të mira në Madrid, duke shënuar tre gola.
Por, ajo ka sërish probleme fizike.
Asllani u detyrua të lërë para kohe fushën në sfidën që Reali e fitoi 3-0 ndaj Kharkivit.
Alberto Toril, trajneri i Los Blancos, shpreson që të mos ketë diçka serioze, derisa gjatë ditës së premte do të bëhen teste më të hollësishme.
“Do të shohim sot se çfarë ka Asllani. Shpresojmë që të jetë vetëm një lodhje”, u shpreh Toril.
“Shpresoj që të mos ketë asgjë, por në rast të kundërt, atëherë kemi futbolliste të tjera për të përdorur përpara”.