Xherdan Shaqiri do të përfundojë sezonin aktual me skuadrën e tij, Chicago Fire, më 9 tetor dhe nuk dihet nëse ai do të mund të qëndrojë në formë për Kupën e Botës, pasi janë më shumë se një muaj që ai nuk do të jetë aktiv.
Te kampi i kombëtares zvicerane janë paksa të shqetësuar edhe pse përzgjedhësi, Murat Yakin beson se Shaqiri do të jetë 100% i gatshëm për ndeshjet.
Besohet se Shaqiri do të stërvitet me ekipin e Luganos për të qenë i gatshëm, mirëpo akoma asgjë nuk është e sigurt.
“Ende nuk e dimë se si dhe ku do të stërvitem. Ne do ta diskutojmë këtë me qetësi dhe do të gjejmë një zgjidhje të mirë”, thotë Shaqiri.
Trajneri Murat Yakin nuk është i shqetësuar se Shaqiri nuk do të jetë njëqind për qind gati për Botërorin e Katarit pas javësh pa një luftë serioze.
“Shaq është inteligjent dhe mjaft me përvojë, ai shpejt kthehet në ritmin e tij. Ai nuk ka nevojë për shumë ndeshje për të qenë gati. Jam i bindur: Shaq do të luajë një rol të mirë në Kupën e Botës”, është shprehur Yakin.
Zvicra do të nisë Kampionatin Botëror më 24 nëntor ku përball do të ketë Kamerunin.