×
  • Sport
  • Sport

    Trajnerin meksikan e “lëshojnë nervat”, e godet me shuplakë kolegun e tij dhe e ndjek në fushë pas ndeshjes

    Insajderi
    15 May 2023 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në futboll janë të shpeshta zënkat dhe përplasjet mes futbollistëve. Është e rrallë kur dy trajnerë konfrontohen mesvete gjatë një ndeshje futbolli.

    Një e ngjashme ka ndodhur në një ndeshje të Kupës meksikane, raportojnë mediat e huaja.

    Trajneri meksikan i klubit Celaya, Paco Ramirez e ka goditur fizikisht homologut të tij në Atlético Morelia, argjentinasit Norberto Scoponi pas ndeshjes.

    Skena nisi me shtrëngimin e zakonshëm të duarve mes trajnerëve në fund të ndeshjes, e cila ishte vulosur me 3:1 në favor të Scoponit, që i dha skuadrës së tij akses në finalen e ligës së Meksikës. Megjithatë, kur Ramírez arrin te argjentinasi, ai e godet me shuplakë.

    Trajneri nga Rosario duket i habitur dhe vepron duke i hequr dorën për të shmangur një sulm të dytë, ndërsa fillon të tërhiqet. Por ajo çka ishte planifikuar sapo kishte nisur.

    Episodi përfundon me një ndjekje nëpër fushë. Futbollistët e Atlético Morelia më në fund arritën të ndërmjetësojnë dhe të qetësojnë trajnerin agresor Ramírez dhe lojtarët e tij.

    Më poshtë mund të shikoni pamjet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark