Fituesi i Kupës së Kosovës për edicionin 2021/22, Trepça do të nisë sot për herë të parë garat evropiane.
Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, si mikpritëse e kualifikimeve për Turneun A, Trepça do të ketë përball skuadrën gjermane, Gottingen.
Një fitore në ndeshjen e sotme do të kalonte “Xehetarët” në gjysmëfinale të turneut ku i pret Sporting CP nga Portugalia.
Turneu kualifikues për Grupin A do të mbahet në Mitrovicë nga data 27 deri më 30 shtator.
Për Trepçën është hera e parë që merr pjesë në FIBA Europe Cup, kurse Kosovën në këtë garë e përfaqëson edhe Prishtina.