×
  • Sport
  • Sport

    Tri përballje interesante sot në kuadër të Superligës së Kosovës – Prishtina rikthehet në “Fadil Vokrri”

    Insajderi
    01 April 2023 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion pas ndeshjeve të kombëtareve që u zhvilluan në fund të muajit mars.

    Do të jetë një javë fantastike futbollistike me ndeshje spektakolare që janë në program për tu zhvilluar, pasi të gjitha skuadrat në elitën e futbollit kosovar janë brenda objektivave.

    Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar sot është në Suharekë, ku Ballkani përballet me Gjilanin.

    Suharekasit kanë pesë ndeshje pa fitore në Superligë dhe duan t’i japin fund kësaj serie negative.

    Në anën tjetër Gjilani në këtë sfidë vije pas tre dueleve pa fitore dhe kërkon të marrë pikë nga udhëtimi në Suharekë.

    Ndeshje shumë interesante zhvillohet edhe në kryeqytet, ku Prishtina përballet me Trepçën ’89.

    E dueli i tretë i ditës së sotme është ai mes Llapit dhe Malishevës që zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

    Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark