×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump e mban fjalimin lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë

    Insajderi
    19 January 2021 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në ditën e tij të fundit si president i SHBA-së, Donald Trump e ka mbajtur fjalimin lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë.

    Me llogaritë e tij të mbyllura në rrjetet sociale, Trump kishte një ton, por megjithatë sfidues, në një video të postuar në llogaritë zyrtare të qeverisë në rrjete sociale.

    “Ne bëmë atë për çfarë kemi ardhur – dhe shumë më shumë. Unë i mora përsipër betejat e vështira, luftërat e ashpra dhe bëra zgjedhjet më të vështira – sepse ju më keni zgjedhur që të bëj një gjë të tillë”, ka thënë ai.

    Ai ka paralajmëruar se “rreziku më i madh” me të cilin po përballet vendi është “humbja e besimit në madhështinë tonë kombëtare”. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark