×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump pritet të rikandidojë sërish për president

    Insajderi
    04 November 2022 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish presidenti amerikan Donald Trump po mendon që të hedhë kandidaturën për një përpjekje të tretë për garën presidenciale të 2024. Dhe vendimin pritet ta marrë brenda muajit nëntor. Ishte vetë Trump që e shpalli këtë vendim, gjatë një mitingu në Ajoua.

    “Në përpjekje për ta bërë vendin tonë më të suksesshëm dhe të sigurtë, unë me shumë, shumë gjasë, do ta bëj përsëri”, tha ish-presidenti.

    Siç këshilltarët e tij kanë zbuluar, ai ka nisur tashmë takimet konfidenciale, për të shqyrtuar të gjithë skenarët sesi mund të përfitojë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesit të mandatit.

    Një njoftim zyrtar për këtë vendim, pritet në javët në vijim, por këshilltarët thonë se Trump ose mund ta shtyjë vendimin, ose mund të ndërrojë mendje.

    Sipas sondazheve, republikanët pritet të fitojnë mazhorancën në Shtëpinë e Përfaqësuesve dhe kanë shanse po ashtu që të marrin kontrollin e Senatit, që do t’i jepje mundësinë direkt rivalëve politikë, që të bllokojnë agjendën legjislative të Presidentit Biden përgjatë 2 viteve të ardhshme.

    Shpresat e demokratëve janë tkurrur muajt e fundit, mes shqetësimeve për inflacionin e lartë, me mbështetjen për Biden që për më shumë se një vit ka rënë nën 50%./A2CNN

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark