Mjafton pak kujdes më tepër sesa duhet dhe do të dukeni më elegante e do të kërkoheni në çdo rast. Nuk është e nevojshme të shpenzoni shumë para, mjafton të organizoni mirë gardërobën tuaj.
Të gjithë e dinë se eleganca është një faktor i lindur. Ka femra që duken si princesha, të veshura thjesht me një palë tuta dhe atlete dhe të tjera që edhe pse të veshura me rroba të shtrenjta ngjajnë si motrat e shëmtuara të hirushes.
Me sa duket në këtë rast gjenet bëjnë diferencën. Por jo vetëm kaq. Edhe zgjedhja e gardërobës është e rëndësishme. Gaboheni nëse mendoni se ju duhet pasuri e madhe vetëm për rroba që të dukeni sa më mirë. Ndiqni këshillat tona të thjeshta dhe të jeni të bindura se nuk do të pendoheni.
Fillimisht kuroni detajet dhe kujdesuni që gjithçka që vishni t’ju shkojë dhe t’ju duket bukur. Bordurat e një palltoje, shalli, këpucët që kombinojnë me çantën, vathët që shkojnë me këmishën.
Mjafton pak dhe do të dukeni si kukulla Barbi, megjithatë disa detaje të vogla do t’u tregonin edhe më të bukura, pavarësisht nga kostoja e asaj që vishni. Një truk tjetër i rëndësishëm që do t’ju bëjë të dukeni elegante pa qenë e nevojshme të harxhoni një mal me para është zgjedhja e xhaketës së duhur, mbi të cilën të mbështeteni për t’u dukur fantastike, që do t’ju bëjë të paguani pak më shtrenjtë, por me ta veshur padyshim që do të dukeni si zonja.
Zbulimi se cilës ngjyrë i përkisni, ajo që zgjidhet instinktivisht, apo ajo nga e cila nuk mund të hiqni dorë lehtë, ju bën të ndiheni më të sigurt në vetvete. Kështu, për çdo rast mund të vishni fustanin që ju pëlqen dhe ju shkon, mund të lyheni në mënyrën e duhur dhe të vendosni aksesorët
që kombinohen me ngjyrën e lëkurës dhe trukut.
Nëse çmimet e veshjeve të sfilatave ju duken të shtrenjta, atëherë ju sugjerojmë ndonjë veshje tjetër që u afrohet atyre. Mund t’i gjeni në çdo dyqan ku shiten rroba për vajza.
Mjafton të dini të kërkoni dhe të gjeni atë që ju duhet dhe ju shkon. Fustanet e ngushta e të gjata deri në fund të këmbëve gjenden kudo.
Zgjidhni atë që bën për ju, dhe nëse është tepër i thjeshtë shtojini aksesorë. Nuk është e nevojshme të paguani shuma të mëdha parash. Kur ke gusto, vishesh bukur dhe me shije.