×
  • Sport
  • Sport

    Tuchel: Mbappe te Bayerni? Do të shkoja ta merrja me biçikletë

    Insajderi
    13 November 2023 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Bayern Munchenit, Thomas Tuchel, ka thënë se është i gatshëm të shkojë ta marrë Kylian Mbappe në Paris, gjithnjë nëse sulmuesi do të pranonte t’i bashkohej klubit gjerman.

    “A e do transferimin e Mbappes? Po, po, ai do të luajë për ne. Kjo është e qartë (qesh). Është i pabesueshëm. Nëse dëshiron të vijë, do të shkoj ta marr me biçikletë! Por, mendoj se ky nuk është realitet”, ka thënë Tuchel për “Canal Plus”.

    Gjatë verës së ardhshme, Kylian Mbappe pritet të ndërroj ambient, ku destinacioni pritet të jetë Real Madrid.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark