×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tuchel: Nuk jam i lumtur, 6 gola në ndeshje kemi pranuar

    Insajderi
    09 December 2021 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Chelsea nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 ndaj Zenit duke humbur kreun e Grupit H.

    Trajneri Bluve, Thomas Tuchel, komentoi barazimin ndaj Zenitit:

    “Ata luajtën pikërisht ashtu siç e kishim menduar në hapësirat që u dhamë në kundërsulm. Qëndrimi ynë ndryshon kur marrim epërsinë dhe kjo është diçka që nuk e bëmë kurrë dhe nuk duhet ta bëjmë kurrë. Duhet të minimizojmë rreziqet. Na nevojitet një nivel më i lartë vrapimi,  dhe përqendrimi. Sa herë që fillojmë të menaxhojmë rezultatet, ne ndëshkohemi. Ndodhi kundër West Hamit dhe sot. Reagimi ishte i mirë, por sapo marrim epërsinë, e japim sërish. Ne luajmë me topin duke mos sulmuar me të njëjtin agresivitet dhe uri si më parë. Nëse je trajner i Chelseat dhe ke pësuar 6 gola në 2 ndeshje, nuk mund të jesh i lumtur. Askush nuk mund të jetë i lumtur”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark