×
  • Showbiz
  • Show

    U eliminua pasi përdori dhunë ndaj Luizit, çfarë ndodhi me Instagramin e Kejvinës?

    Insajderi
    17 January 2023 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja Kejvina Kthella është eliminuar nga shtëpia e Big Brother Vip Albania. Ajo përdori dhunë fizike ndaj banorit Luiz Ejlli. Kështu, “Vëllai i Madh” vendosi që ta diskualifikonte nga loja modelen Kejvina Kthella.

    Komentet dhe kritikat për veprimin e Kejvinës kanë qenë aq të shumta, aq sa kanë detyruar mirëmbajtësit e faqes së saj zyrtare në Instagram, që të bllokojnë hapësirën për komente.

    Të gjitha postimet e saj të fundit që kanë të bëjnë me paraqitjet e saj në Big Brother VIP Albania janë pa komente në Instagram, duke lejuar vetëm pëlqimet.

    Debati i së shtunës mes Luizit dhe Kejvinën nisi për shkak të provokimeve të këngëtarit, të cilave bukuroshja nuk ka mundur t’iu bëjë ballë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark