Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës foli për emisionin “Dardanët” në SuperSport, aty ku analizoi humbjen 2-1 ndaj Bjerllorusisë.
“Nuk po shkojnë shumë gjëra siç duhet. Duhet të jemi gati kur zbresim në fushë, por kundërshtarët krijuan rast pas 30 sekondave.
Kur ndodh kjo, atëherë mund të fitosh vetëm me fat. Duhen shumë ndryshime, sepse ka shumë punë për t’u bërë.
Përgjegjësi kanë të gjithë. Kur janë rezultatet e këqija, faji është i të gjithëve bashkë. Vetëm së bashku mund të përmirësohemi.
Kjo dhemb më së shumti, sepse nuk po e shfrytëzojmë potencialin tonë. Kam bërtitur gjatë gjithë pjesës së parë, iu kërkoja shokëve të jepnin maksimumin.
Mesazhi për tifozët? U kërkojmë falje, unë i pari si kapiten. U kërkojmë falje, shpresoj të kthehemi ku duhet”, deklaroi mbrojtësi i Napolit.