×
  • Lajme
  • Lajme

    U pyet se a e ka liruar Serbia zv.drejtorin e Policisë së Kosovës – Gërvalla jep përgjigje të çuditshme

    Insajderi
    17 April 2024 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendës drejtori i Pëgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është arrestuar në Jarinjë nga Policia e Serbisë, ka raportuar mediumi në gjuhën serbe “Kossev”.

    Për arrestimin e tij u pyet në një konferencë për media Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, por e njëjta tha se nuk e kanë akoma informatën e lirimit të tij.

    “Nuk kemi informatë që është liruar, ju lus edhe për pak durim derisa të verifikohet informacioni”, u tha Gërvalla gazetarëve.

    Gjatë konferencës ajo kërkoi që të shmanget kalimi nëpër Serbi.

    “Më lejoni të përsëris thirrjen që të evitohet kalimi nëpër Serbi, në çdo rrethanë sepse nuk e dim sa do të mund të ashpërsohet kjo strategji e Vuçiqit”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark