×
  • Lajme
  • Lajme

    U raportua se do të jetë pjesë e partisë së Bekim Jasharit, deputeti i PDK-së nuk deklarohet

    Insajderi
    31 October 2018 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari sot gjatë ditës e konfirmoi se formimi i partisë së re është çështje ditësh.

    Ai ka bërë të ditur se në partinë e re do të bashkohen edhe deputetë, ish-deputetë e politikanë tjerë.

    “Në qoftë se vjen një kërkesë e qytetarëve për formimin e një partie, atëherë ne do ta shqyrtojmë këtë mundësi gjatë ditëve të ardhshme. Askujt nuk po i intereson çka po bahet me qytetin e Skenderajt, e as me Kosovën”, ka thënë Jashari në T7.

    Konfirmimin se do të jetë pjesë e kësaj partie e dha gjatë ditës për Insajderin, ish-deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku.

    Ai tha se për Bekim Jasharin, është i gatshëm ta lë PDK-në.

    “Në atë sekond që e konfirmon Bekim Jashari partinë e re ose iniciativën unë do të jem aty. Normal që do ta la PDK-në”, ka thënë Lushtaku.

    Në mesin e emrave të përfolur se do të jenë pjesë e partisë së re, ishte edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

    Por vetë deputeti Haxhiu për Insajderin ka thënë se për momentin nuk do të flas për këtë çështje.

    “Nuk prononchem një herë për këtë punë”, ka thënë shkurt Haxhiu.

    Ditë më parë për këtë temë kishte folur edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

    Ai kishte thënë se në zgjedhjet e ardhshme lokale në Skënderaj, PDK-ja nuk do të njeh kundërshtar. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark