Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur tubim elektoral në Gjonaj të Hasit, ku ka marrë mbështetje të fuqishme nga banorët e kësaj ane.
Kandidati i LDK-së, për deputet, Florent Ukaj, ka thënë se Gjonaj i Hasit historikisht ka qenë dhe është bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Gjonaj i Hasit, historikisht bastion i Lidhjes Demokratike, mirëpriti kryeministrin Avdullah Hoti dhe kandidatët për deputet”.
“Hasjanët, të cilët kësaj radhe përfaqësohen me avokatin Sylë Hoxha, sot ishin ngritur në këmbë për Lidhjen tonë. Faleminderit për mirëpritjen, kryetar i nëndegës, z. Haziz Hodaj. #LDK132✅ #Florenti46✅”, ka shkruar Ukaj në rrjetin social Facebook. Insajderi.org