×
Show

Ukraina në Eurovizion me këngë që përkujton dëbimin nga Krimeja

Insajderi
22 February 2016 - 10:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në festivalin e këngës Eurovision, Ukraina ka zgjedhur si përfaqësim këngën “ 1944” për të përfaqësuar vendin e tyre. Këngë kjo në lidhje më dëbimin masiv të popullsisë së Krimesë nga forcat Ruse.

Susana Jamaladinova,  më këngën 1944, u zgjodh të dielën nga votat e jurisë për ta përfaqësuar Ukrainën në festivalin e këngës Eurovision 2016 i cili do të mbahet në muajin maj.

Kënga e saj i referohet vitit në të cilin Rusia ka dëbuar popullsinë të Krimesë nga vendi i tyre dhe i ka dërguar me trena në Azinë Qendrore, raporton The Guardian.

Kënga i përket zhanrin pop, e gjithë çka e bënë më të veçantë është teksti i saj.

“Kur të huajt vijnë në shtëpinë tuaj, ata ju vrajnë të gjithë dhe të thonë:” Ne nuk jemi fajtorë”, fillon kënga.

Rregullat Eurovision ndalojnë këngë me tekst të cilat kanë përmbajtje politike. Në vitin 2009, Gjeorgjia dhe Rusia luftoi një luftë të shkurtër, konkurrenca ishte e  palejueshme që Gjeorgjia të marrë pjesë pasi këngë thumbonte  presidentin rus Vladimir Putin./Insajderi

https://www.youtube.com/watch?v=Y1yzjoNTokk

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark