×
  • Lajme
  • Lajme

    Ulen sërish çmimet e karburanteve në Shqipëri

    Insajderi
    02 February 2023 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmimi i karburanteve ka pësuar sërish rënie në Shqipëri. Bordi i Transparencës vendosi të ulë me 3 lekë çmimin e naftës, e cila tregtohet tashmë me 197 lekë nga 200 që ishte më parë.

    Një ulje të lehtë me 1 lekë ka pësuar edhe benzina pasi një litër po tregtohet me 189 lekë.

    Ndërkohë që çmimi i gazit të lëngshëm për automjete ka mbetur i pandryshuar dhe një litër vijon të shitet me 69 lekë.

    Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të tij.

    Bordi i Transparencës thekson se në përcaktimin e çmimeve të reja i është përmbajtur me përpikëri lëvizjes së bursës Platz të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

    Megjithatë Ministria e Financave sqaron se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark