×
Insajderi

“Ulu puthi këmbët Kiarës” – Video poshtëruese ndaj vajzës, ky është djali që u arrestua

Insajderi
25 December 2022 - 21:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas shfaqjes së videos poshtëruese ndaj një 17-vjeçareje, policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Anxhelo Dollaku, i njohur me emrin Xhekito. Gjatë arrestimit atij i është gjetur edhe një thikë.

Ndërkohë, policia ka marrë edhe dy 17-vjeçaret, Kiara dhe një tjetër, të cilat kanë qenë të pranishme në dhunën e ushtruar.

Raortohet se ato nuk janë arrestuar sepse janë nën moshë, por do intervistohen në prani të psikologes.

Kliko për të parë videon KËTU.

Njoftimi i plotë i policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një video të publikuar ditën e djeshme, në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas që bullizonte dhe dhunonte një shtetase të mitur, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas transmetimit të pamjeve filmike në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit që shfaqet në video.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë së Durrësit, shtetasin A. D., 22 vjeç, banues në lagjen nr. 6, Durrës. Në momentin e kapjes, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestuar një mjet prerës (thikë).

22-vjeçari ndodhet i shoqëruar dhe po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë kanë identifikuar edhe 2 shtetaset e mitura 17-vjeçare, të përfshira në këtë ngjarje, dhe në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit social dhe me psikologun, te dyja shtetaset do të intervistohen me qëllim dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me të mitur dhe çdo paligjshmëri tjetër, si dhe siguron qytetarët se strukturat vendore dhe qendrore të Policisë reagojnë në menyrë të menjëhershme, për të vënë përpara drejtësisë personat e përfshirë në paligjshmëri dhe në krim.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark