×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ushtroi dhunë kundër gruas, polici dënohet me 8 muaj burg

    Insajderi
    02 February 2024 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të premtën Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtor zyrtarin policor V.I.

    Ai u dënua për veprën penale “Dhunë në familje”, dhe veprën penale “Lendim i lehtë trupor”.

    Gjykata e gjeti fajtor atë për këto veprime kriminale ku e dëmtuar ishte bashkëshortja e tij.

    I akuzuari u dënua me 8 muaj burg efektiv dhe dënim me gjobë në vlerë prej 800 euro, ka bërë të ditur për Insajderin avokatja e viktimës, Leonora Dervishaj- Pacolli.

    “Ne arritëm, të paraqesim çdo provë dhe dëshmi duke dëshmuar qartë dhunën fizike dhe psiqike që i është ushtruar në vazhdimësi ndaj të dëmtuarës”, ka thënë ajo për Insajderin.

    Palës së dëmtuar të cilën e përfaqësoj, “sot i është kthyer dinjiteti dhe besimi në drejtësi edhe përkundër faktit se Prokuroria 3 herë e ka hudhur kallëzimin e saj penal”, ka thënë për Insajderin avokatja Leonora Dervishaj- Pacolli.

    Ajo ka dhënë edhe një mesazh pasi u kumtua vendimi.

    “Prandaj, mos e toleroni dhunën në asnjë nga format e saj, sepse Drejtësia do të triumfojë. Çdo grua duhet ta denoncojë dhunën fizike dhe psiqike dhe ta luftojmë se bashku”, ka thënë Leonora Dervishaj- Pacolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark