×
Show

Vajza e Michael Jackson e varur nga alkooli

Insajderi
06 February 2016 - 18:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vajza adoleshente e Michael  Jackson-it, Paris, ka pranuar hapur se është e varur nga alkooli.

Përmes një postimi në Facebook, Paris ka bërë të ditur se është pjesë e takimeve me njerëz të cilët luftojnë varësinë e alkoolit.

“Mos pretendoni që do të rri gjithë ditën ulur duke i kthyer përgjigje komenteve që njerëzit me lenë, qoftë pozitive apo negative.  Kam një takim në AA (të alkoolizuarit anonimë), ku më duhet të shkoj. Kam detyrime familjare dhe personale”, ka shkruar ajo.

Reagimi i 17 vjeçares erdhi pas faktit se fansat e saj në rrjetet sociale e kishin akuzuar për mos kthimin e komenteve nga ana e saj.

Paris Jackson, më parë është kritikuar për pirjen e duhanit, ndëras kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për spekulimet se është ndarë nga i dashuri Chester Castellaw./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark