×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pushteti avancon mbesën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje

    Insajderi
    13 December 2022 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fadile Dyla, vajza e vëllait të deputetit Jahja Koka, është emëruar sekretares në Ministrinë e Arsimit.

    Vendimi është marrë sot, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Dyla do ta ushtrojë këtë pozitë në katër vitet e ardhshme.

    Gazeta Insajderi i kishte shkruar ministrisë së Arsimit mbi këtë çështje, për ta pyetur se kush ka aplikuar për pozitën që ishte me ushtrues të detyrës, dhe sa persona ishin zgjedhur në listën e ngushtë, por ky dikaster qeveritar nuk kishte kthyer përgjigje.

    Ndryshe, ajo e mbante këtë pozitë që nga viti i kaluar si ushtruese e detyrës, prej kur Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e pati marrë këtë vendim më 25 maj 2022.

    Vendimi i saj pati ardhur pasi ish-U.D. Sekretarit, Agim Bërdyna i kishte kaluar mandati si ushtrues detyre.

    Lajmin atë ditë e kishte konfirmuar Ministria e Arsimit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Jahja Koka i Vetëvendosjes i cili prej dy mandatesh është deputeti në Kuvendin e Kosovës, pati thënë s’e nuk ka gisht në emërimin e mbesës së tij.

    Ai ka thënë se pavarësisht që merret me çështjet shkencore dhe arsimore, nuk ka ndikuar që mbesa e tij ta merr këtë pozitë të rëndësishme brenda ministrisë.

    “Shikoni unë jam në moshë edhe prej kohës së pandemisë unë nuk kam shkuar tek vëllai, nuk kam qenë prej para pandemisë qe një vit e gjysmë nuk kam qenë fare, që një vit jam kyç në politik, dmth nuk e kam pa as vëllain e as Fadilen prej asaj kohe, unë sot e kom marre vesh. Absolutisht unë jo vetëm që nuk kam gishte aty, por unë sot e kam marrë vesh që ajo është emëruar në pozitë të tillë”, kishte thënë Koka për Gazetën Insajderi.

    Lexo edhe:

    Gazeta Insajderi për krejt këtë çështje e pati kontaktuar edhe sekretaren, por e njëjta ende nuk kishte kthyer përgjigje./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark