×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vapa e padurueshme dhe shira të rrëmbyeshëm, çfarë është fenomeni “Omega” që po prek Europën

    Insajderi
    07 September 2023 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prestigjozja franceze “ Liberation ” ka përshkruar modelet e çuditshme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme të motit që ndërthurin valët e zgjatura të të nxehtit dhe reshjet e dendura në shumë zona të kontinentit të vjetër.

    Shkencëtarët e kanë  cilësuar si “Omega ” këtë fenomen meteorologjik që ka prekur në 24 orët e fundit shumë vende europiane. Në përpjekje për të gjetur shkaqet e vapës së vazhdueshme dhe të padurueshme, si dhe të shirave të rrëmbyeshëm në Europë, studiuesit studiuan imazhet e mbledhura nga satelitët dhe arritën në përfundimin e mëposhtëm:

    “Bëhet fjalë për një bllokim atmosferik në formën e një “omega” që është përgjegjëse për temperaturat e larta që prekin shumë vende europiane si dhe Francën. Pasojat e tij përkeqësohen nga ndryshimet klimatike.

    Me fillimin e vitit shkollor në Francë të hënën, qytetarët filluan të përjetojnë një valë të paprecedentë të të nxehtit.

    Autoritetet vendosën gjendjen e alarmit të verdhë 45 zona, kryesisht në pjesën perëndimore dhe qendrore të vendit. Sot temperatura maksimale normalisht pritet të variojë nga 23 gradë Celsius në 28 gradë Celsius dhe nga 29 gradë Celsius deri në 34 gradë Celsius në pjesën tjetër të vendit, raporton abcnews.al.

    Në vend të kësaj, në shumicën e zonave, temperatura shënoi midis 35 dhe 37 gradë Celsius, sipas shërbimit meteorologjik të Francës.

    E hëna, 4 shtator 2023 ishte dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në muajin shtator në Francë. Në vendet e tjera europiane, të paktën 14 persona kanë vdekur ditët e fundit pasi reshjet e dendura të shiut kanë kthyer zonat në lumenj në Greqi dhe Spanjë.

    Në të njëjtën kohë, si në Turqi ashtu edhe në Bullgari, në një ditë ra aq shi sa do të binte në një muaj. Këto vende kanë regjistruar reshje rekord që nga viti 1994.

    Bllokimi atmosferik “omega” është “një situatë mjaft e veçantë meteorologjike e karakterizuar nga dy zona me presion të ulët, aktualisht, njëra ndodhet jashtë Portugalisë dhe tjetra në Mesdheun lindor, ndërsa në mes është një zonë me presion të lartë, që janë Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e Beneluksit – Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu.

    Situata të tilla nuk janë të rralla, por mbeten të vështira për t’u kuptuar nga ekspertët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark