×
  • Sport
  • Sport

    Vazhdon forma e tmerrshme e Chelseat – mposhtet në “Stamford Bridge” nga Brighton

    Insajderi
    15 April 2023 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Chelseat ka pësuar një tjetër humbje në Premier League, pasi u mposhtën në shtëpi 1 me 2 nga Brightoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të.

    Blutë e Londrës e nisën për mrekulli ndeshjen, ku në minutën e 13’të, ishte Conor Gallagher që realizoi gol të bukur pas asistit nga Mudryk, shkruan Lajmi.net

    Por, në minutën e 42’të, skuadra mysafire barazoi rezultatin me anë të sulmuesit anglez, Danny Welbeck.

    Në pjesën e dytë, ekipi i De Zerbit ishte më e fortë dhe kërkoi golin disa herë. Kështu në minutën e 70’të, sulmuesi 19-vjeçar, Enciso realizoi golin e javës në Premier League për rezultatin 1 me 2.

    Me këtë fitore, Brightoni shkon në kuotën e 49 pikëve në pozitën e 7-të, kurse Chelsea mbetët me 39 pikë në pozitën e 11-të./Lajmi.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark