×
  • Sport
  • Sport

    Vazhdon shkëlqimi i Luiza Gegës – ia siguron Shqipërisë medaljen e dytë të artë në Lojërat Evropiane

    Insajderi
    25 June 2023 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria tashmë i ka dy medalje të arta në Lojërat Evropiane që po mbahen në Poloni. Pas Alvin Karaqit, medalje të artë ka fituar edhe atletja Luiza Gega.

    Luiza nuk garoi të dielën, por vetëm të dielën siguroi medaljen e artë në vrapimin 3000 metra me pengesa.

    Të dielën është mbajtur gara në 3000 metra me pengesa në Divizionin e parë të Kampionatit Evropian Ekipor në atletikë.

    Fituese ishte polakja Alicja Konieczek me kohë 9:38.71 minuta. Gega ndërkohë kishte fituar vendin e parë në Divizionin e tretë me rekord të Kampionatit prej 9:17.31 minuta.

    Ai rezultat i ka siguruar edhe medaljen e artë të Lojërave Evropiane.

    Për medaljet individuale në Lojërat Evropiane për bazë janë marrë rezultatet më të mira në të tri divizionet e Evropianit ekipor.

    Shqipëria për herë të parë ka medalje nga Lojërat Evropiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark