×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vdekja e 63 vjeçarit – reagon kardiologu Bajraktari: Sonte dua të quhem Kushtrim, s’do të doja të quhem Rifat

    Insajderi
    05 January 2023 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mjek i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK e ka shpërndarë si sukses një operacion të rrallë të kryer ndaj një 63 vjeçari. Vetëm disa orë pas intervenimit pacienti ka vdekur. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nuk ka marr asnjë masa deri tani për kardiokirurgët që operuan pacientit pa pasur kompetenca.

    Kështu, Kardiologu Gani Bajraktari, ka reaguar përmes një postimi i cili ka thënë se mjeku që kreu operacionin bëri gjënë e duhur, pasi sipas tij, në rast se pacienti nuk do të operohej, shanset për të shpëtuar do të ishin zero, e nëse operohej shanset ishin mbi 50 për qind që të shpëtonte.

    “Përditë kemi raste të tilla në kardiologji tek pacientët me infrakt akut dhe shok kardiogjen, që nëse NUK e fusim në sallë pacienti vdes gati 100%, e nëse e fusim në sallë shanset për të shpëtuar janë rreth 50%!”

    “Gjithmonë, personalisht rekomandoj opsionin e dytë, ani pse mos-futja në sallë e një pacienti të tillë që 100% do vdes, do më ”shfajësojë” tek opinioni i kontaminuar mjekësor e jo-mjekësor në Kosovë!”

    Kushtrimi e kishte obligim moral, etik e profesional që të fuste pacientin në sallë! Për më tepër ai e kishte edhe obligim ligjor, sepse drejtori i tij ia kishte dhënë këtë detyre duke e vënë kujdestar për raste urgjente (siç ishte rasti i pacientit fatkeq). Do te ishte vepër e rende penale nëse ai nuk do e fuste ne salle pacientin”, ka shkruar Bajraktari.

    Tutje, sipas Bajraktarit, mjeku që kreu operacionin bëri një vepër heroike por edhe një shkelje minore, sipas tij, etike të rregulloreve të QKUK-së.

    ‘Eksperimenti’ i kardiokirurgëve që pasoi me vdekjen e 63 vjeçarit – ShSKUK nuk merr asnjë masë – Insajderi

    “Ai beri një vepër heroike për 10 orë pune (imagjinojeni 10 orë operacion) për të shpëtuar një jetë njeriu! I entuziazmuar nga kryerja me sukses e operacionit te komplikuar ai bënë një postim (që edhe mund të ketë shkelur rregulloret e QKUK, shkelje minore etike për mua)!”

    “Për fat të keq pacienti paska përfunduar me vdekje disa ore pas operacionit (e shpeshtë kjo tek kjo patologii edhe në klinikat më prestigjioze në botë, e të shpeshta edhe te plot pacientë kardiak në Kosovë)!”

    Unë jam thellësisht i bindur se pas pak familjarëve të ngushtë të të ndjerit, Kushtrimi do të jetë njeriu më i mërzitur për humbjen e pacientit të tij! Ai ishte njeriu që më së paku e deshi këtë humbje! Janë 1001 arsye pse ka vdekur ky pacient, që shpesh as obduksioni nuk i zbulon!”, është shprehur tutje Bajraktari.

    Bajraktari më tej tha se deklaratat e drejtorit të Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, se “mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetentë për ndërhyrje të tilla sepse ata kanë vështirësi edhe në procedura standarde. Të hysh në një procedurë të tillë pa pasur përvojën e duhur dhe ta paraqitësh si sukses, e pacienti ndërron jetë pas disa orësh, kjo me të vërtetë është hipokrizi”, janë jo-etike dhe akuzon mjekët, që sipas tij, i njëjti ua ka dhënë detyrë të operojnë rastet urgjente.

    Mirë more derëzi, po nëse paskan qenë të papërvojë pse i fute në kujdestari për raste urgjente?? Po nëse kanë bërë shkelje profesionale, pse nuk i dërgon në Këshill Etik, po iu flet mediave? Pse e dëmton kaq rëndë shtëpinë tënde? Gabim i madh Rifat! Gabimin më të madh se tëndin, mund të bëjnë vetëm drejtoresha e SHSKUK, nëse nesër nuk të shkarkon, dhe Prokurori i Odës së Mjekëve nëse nesër nuk fillon hetimet ndaj teje! Prandaj unë sonte dua të quhem Kushtrim, ndërsa emrin që në asnjë rrethanë nuk do të doja ta kisha sonte është emri Rifat!”, ka shkruar Bajraktari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark