×
  • Showbiz
  • Show

    Vdes modelja që duket identike si Kim Kardashian

    Insajderi
    26 April 2023 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka ndërruar jetë modelja, Christina Asten Gurkani, që i ngjason yllit televiziv, Kim Kardashian.

    Ajo ka vdekur disa orë pasi i është nënshtruar operacionit tjetër plastik, si shkak i një sulmi masiv në zemër.

    Sipas Daily Mail, vdekja e 34-vjeçares e cila njihej online si “Asten” ka ndodhur të enjten e kaluar në spitalin ku ajo po shërohej nga një operacion që iu nënshtrua.

    Familja e saj po mbledh para përmes GoFundMe për funeralin e modeles, i cili është planifikuar për javën e ardhshme.

    Deri më tani, 3,540 dollarë nga 40,000 dollarë janë mbledhur.

    Faqja GoFundMe përfshin një deklaratë emocionale nga të afërmit e 34-vjeçares, të cilët thonë se janë të shkatërruar dhe të tronditur nga ajo që ndodhi.

    Më tej në deklaratë thuhet se nga autoritetet po kryhet një hetim për shkakun e saktë të vdekjes së modeles.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark