×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani vlejnë më shumë se e gjithë skduadra e Bjellorusisë

    Insajderi
    19 June 2023 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës sot e luan edhe ndeshjen e fundit të muajit qershor, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

    “Dardanët” do të ndeshen me Bjellorusinë në stadiumin “Szusza Ferenc Stadion” në Budapest me fillim nga ora 20:45.

    Të përzgjedhurit e trajnerit Alain Giresse synojnë vetëm fitoren ndaj Bjellorusisë e cila në tri ndeshjet e para ka tri humbje.

    Kosova konsiderohet favorite, duke marrë parasysh edhe vlerën që ka si kombëtare, sipas uebfaqes “transfermarkt”.

    Bjellorusia në total si kombëtare vlen mbi 12 milionë euro, ndërkohë Kosova ka vlerë afër 88 milionë euro.

    Interesant është fakti se dy futbollistët e Kosovës, Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi vlejnë më shumë se ekipi kundërshtar.

    Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani vlen 25 milionë euro, kurse sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi vlen 15 milionë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark