Mallorca është duke zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ri. Skuadra spanjolle është duke u përballur me Junge Wikinger Ried-in në një takim miqësor, ku trajneri ka mundësinë të testojë gjendjen fizike të futbollistëve. Mallorca po fiton bindshëm me shifrat 0-9, ndërsa në listën e golashënuesëve nuk kishte si të mungonte emri i Vedat Muriqit.
Sulmuesi shqiptar po ngroh motorrët për sezonin e ri, teksa ka shënuar dy gola në këtë ndeshje. Fillimisht Muriqi e dërgon topin në rrjetë në minutën e 48, ndërsa 5 minuta më vonë i shënon përsëri kundërshtarit. Shtatlarti nga Prizreni duket se po gëzon një formë mjaft të mirë edhe pas pushimeve.