×
Show

Vegjetarianët më pak të shëndetshëm se konsumuesit e mishit

Insajderi
06 February 2016 - 20:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një studim i Universitetit të Grazit të Austrisë, ka zbuluar se vegjetarianët janë më të pashëndetshëm dhe kanë më shumë probleme mendore se adhuruesit e mishit.

Ky studim thotë që vegjetarianët janë më shpesh të sëmurë dhe kanë një kualitet më të ulët të jetesës.

Madje, tek vegjetarianët, sipas studimit, shfaqen më shpesh sëmundjet kronike.

Edhe një studim i Universitetit të Hildesheim-it ka gjetur se vegjetarianët kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë prej ankthit dhe depresionit sesa konsumuesit e mishit, raporton Insajderi.

Kohët e fundit ekspertët kanë treguar se përfitimet e pretenduara shëndetësore të një dietë vegjetarianë janë vetëm mite dhe asgjë e vërtetë.

Sipas Profesorit Ulrich Voderholzer premtimet e bëra nga organizatat e vegjetarianëve “nuk janë të mbështetura shkencërisht.”/Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark