×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vela: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet e veriut

    Insajderi
    20 April 2023 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani Blerim Vela ka thënë se Serbia po ndërhyn në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, duke u përpjekur t’i tërheqë nga gara kandidatët e komunitetit serbë.

    Këtë të diel, më 23 prill, në katër komunat në veriun e Kosovës, pra në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, mbahen zgjedhjet të jashtëzakonshme lokale.

    Vela i Presidencës thotë se Serbia po provon të mos i lë në garë serbët, që kanë vendosur të kandidojnë në zgjedhjet e shpallura nga Presidentja Vjosa Osmani.

    “Një shembull i qartë i ndërhyrjes së Serbisë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës është përpjekja e saj për të detyruar, korruptuar apo frikësuar kandidatët serbë lokalë për zgjedhjet e 23 prillit që të tërhiqen nga zgjedhjet apo pas zgjedhjeve të bëhen subjekt i regjimit të Beogradit dheListës Serbe”, ka shkruar Vela në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark