Llapi vazhdon ta konfirmon mbështetjen e fuqishme LDK-së dhe kandidatit nga kjo komunë, Agim Veliu.
Në një takim me banorët e fshatit Sfeçël, kandidati për deputet i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se ky fshat e dëshmoi se është shtyllë e fortë e LDK-së.
Madje, Veliu tha se llapjanë nuk do të lejojnë që Kosova të mbetet në duart e dhunuesve.
“Sfeçla me një tubim madhështor e dëshmoj edhe sonte se është shtyllë e fortë e LDK-së në Llap”.
“Qytetarët llapjanë nuk do të lejojnë që Kosova të mbetet në duart e dhunuesve, por do të vazhdojnë me mbështetje ndaj Lidhjes tonë, sepse është e vetmja parti që sjell stabilitet për vendin. #LDK132✅ #AgimVeliu4✅”, ka shkruar Veliut në rrjetin social Facebook. Insajderi.org