Javën e nisën me tubime zgjedhore, dhe në Podujevë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, për të dytën herë brenda një jave, të hënën në Llap bëri shpalosjen e programit nga kandidati për kryeministër Avdullah Hoti.
Ai para llapjanëve premtoi se do të vazhdojë mbështetja për projektet me rëndësi teksa kritikoi edhe rivalët e Vetëvendosjes.
Tubime pati edhe në Obiliq e Fushë Kosovë, ku premtoi përkrahje për banorët nga Lugina e Preshevës që jetojnë në Fushë Kosovë.
E një pritje më ndryshe ishte në Lipjan për parinë e LDK-së, atje Hoti siguroi se në zgjedhjet e 14 shkurtit partia e tij do të triumfojë, dhe do të vazhdojnë punët e mira për shtetin e Kosovës.