Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë të gjithë vëmendjen në tubimin e këtij subjekti politik në Podujevë.
Në fotot që ai ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar në Facebook është vërejtur një entuziazëm i madh për të pasiqë qindra simpatizantë të kësaj partie kanë shprehur dëshirën për të bërë fotografi me të.
Në zgjedhjet e kaluara, Abdixhiku kishte qenë kandidati i tretë më i votuar nga radhët e LDK-së.
Në këto zgjedhje, ndonëse partia e tij e ka ranguar më poshtë, në numrin 11, pritja në Llap për të tregon se ai prapë mbetet një ndër kandidatët më të dashur për simpatizantët e kësaj partie.