×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli rekomandon që Ahmet Delia të dekorohet me titullin “Hero i Kosovës”

    Insajderi
    25 December 2018 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kujtuar në datën e rënies, Ahmet Delinë, një ndër figurat më të ndritura të historisë kombëtare, udhëheqësin e kryengritjeve antiosmane, nismëtar i kryengritjes së përgjithshme shqiptare në vitin 1912.

    Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se Delia duhet të dekorohet me titullin “Hero i Kosovës” dhe ka rekomanduar presidentin Hashim Thaçi që ta bëjë një gjë të tillë, transmeton Koha.net.

    “Përkujtojmë trimin legjendar të Prekazit, Ahmet Delinë. Rënia e tij epike në mbrojtje të popullatës civile të sulmuar nga njësitet ushtarake serbe, në memorien tonë kolektive mbeti shembull unik i sakrificës për atdheun. I rekomandoj presidentit Thaçi që Ahmet Delinë ta dekorojë me titullin ‘Hero i Kosovës’. Ne sot jemi të lirë falë sakrificave mbinjerëzore të së kaluarës”, ka shkruar Veseli,

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark