×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Vështirë të flitet për dhimbjen”, Muhaxheri reagon për vrasjen e gruas në Pejë

    Insajderi
    16 April 2024 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qendër të Pejës. Një grua u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.

    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas kësaj duke thënë se qyteti po përjeton trishtim nga kjo.

    “Ditë e trishtë sot. Vështirë të flitet për dhimbjen dhe trishtimin që po përjeton qyteti ynë në këtë moment të zymtë. Në këto çaste, ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe të kërkojmë drejtësi për viktimën. Nuk ka vend për dhunë në shoqërinë tonë, sepse dhuna është një përpjekje e dëshpëruar për të zëvendësuar autoritetin e humbur”, ka shkruar ai.

    Ai ka bërë thirrje që të punohet për një shoqëri në të cilën njerëzit jetojnë në paqe.

    “Le të punojmë së bashku për një shoqëri në të cilën njerëzit jetojnë në paqe dhe kanë respekt e dashuri për njëri tjetrin. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës të kësaj ngjarjeje tragjike, Gjyljeta Ukella, e cila për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë”, ka shkruar Muhaxheri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark