×
  • Sport
  • Sport

    “Veteranët” e Barcelonës bashkohen në Amerikë – Busquets dhe Alba zyrtarizohen te Inter Miami

    Insajderi
    17 July 2023 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inter Miami është i gatshëm t’ia hapë rrugën një tjetër legjende të historisë së fundit të Barcelonës.

    Pas Lionel Messit, Sergio Busquetsit, edhe Jordi Alba mund të lidhet shumë shpejt me klubin amerikan.

    Jorge Mas, aksionar i shumicës në klub së bashku me David Beckhamin, ka konfirmuar se kanë nisur bisedimet për transferimin e mbrojtësit të majtë spanjoll.

    Ish-përfaqësuesi spanjoll është i gatshëm ta nisë një aventurë të re në ligën MLS, mbi të gjitha për t’iu bashkuar shokëve të tij, Messi e Busquets.

    Nuk përjashtohet mundësia që rrugën e tyre ta ndjek edhe një tjetër ish-futbollist i Barcelonës, Luis Suarez.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark