×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Vetëtima” – Kurti hedh dyshime ndaj kompanisë së kamerave për rastin e djegies së veturës së shefit të Auditorit të Brendshëm

    Insajderi
    10 October 2022 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka hedhur dyshime rreth rastit të djegies së veturës së Drejtorit Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija. Kurti ka denoncuar dy kompanitë “Security Code” dhe “Quantic” që sipas tij dështuan ta kryejnë punën e tyre, shkruan Insajderi.

    Kurti, pak edhe roli e një hetuesi po dyshon se kamerat e sigurisë që mbikëqyren nga “Quantic” janë prishur nga vetëtima.

    “…kurse tjetra (Quantic) edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima”, ka shkruar ai në Facebook përcjell Insajderi.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar përgjegjës të kompanisë “Quantic” për të marrë një përgjigje rreth akuzave të Kurtit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje me arsyetimin se “drejtori nuk ndodhet në zyre”.

    Ndërkohë firma tjetër e denoncuar nga Kurti “Security Code” lidhet me emrin e politikanit nga PDK, Sami Lushtaku.

    Siç mund të shihet nga të dhënat publike, në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve në Kosovë (ARBK), Milazim Lushtaku është bashkaksionar i kompanisë së përmendur nga kryeministri.

    I pari i ekzekutivit është shprehur se të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij ku lirinë e përdorin si mundësi për të përsëritur krimin.

    Është hera e dytë që vetura e shefit të Auditorit të Brendshëm të SHSKUK-së Musa Vitisë është djegur.

    Vitia ka thënë se dyshon se kjo po i ndodh për shkak të punës së tij. Ai ka deklaruar se nuk ka ndonjë person në të cilin mund të dyshoj konkretisht.

    “Mund të jetë e lidhur me punën time. Tani për mua të gjithë janë të dyshuar. Nuk kam ndonjë dyshim konkret. Janë njoftuar Policia e Kosovës, ata janë duke u marr edhe me rastin e parë. Po pres që të zbardhen rastet, por jam shumë i shqetësuar”, ka deklaruar Vitia për Shnetën përcjell Insajderi.

    Potencojmë se Vitia ushtron pozitën e shefit të Auditorit të Brendshëm që disa vite në SHSKUK. Në dy vitet e fundit disa auditime të brendshme të kryera nga zyra e tij kanë përfunduar në organet e drejtësisë.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark