Avokati Dastid Pallaska e ka quajtur marrshim pa destinim, fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, mënyra se si po e zhvillon fushatën, po e zbullon sloganin që i përshtatet me së shumti, rrugë pa krye.
Statusi i plotë i Pallaskës:
MARRËSHIM PA DESTINIM!!!
Mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje po zhvillon fushatën nëpër qytete pa dashje zbulon sloganin që më së miri i përshtatet politikave të kësaj partie politike.
Rrugë pa krye, me u shprehë ma qartë.
Kjo rrugë mundet me u zbukuru me shirita me ngjyra të ndryshme por nuk shpie askund!
Kjo shpjegon pse zyrtarët e kësaj partie politike në një debat po thonë që programet politike do t’i shpalosin pas fitores.
Nejse, sonte së paku një fakt u zbulua. Kjo parti politike paska hequr dorë nga Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Kundërligjshme.
Mbase, kjo është arsyeja pse kriminelët e këtyre 22 viteve shpëtimin po e kërkojnë dhe duket se e kanë gjetur te kjo parti politike. Insajderi.org