×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Video – Disa orë para vrasjes së kukësianit, Kobra shfaqte jetën e tij prej gangsteri

    Insajderi
    03 January 2023 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, është arrestuar pasi dyshohet se për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi. Sipas policisë shqiptare, Kobra dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tre shqiptarëve, të cilët ishin duke u larguar për në Kukës.

    31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve.

    “Kobra” vetëm disa orë para vrasjes kishte publikuar video në Tik-Tok. Ai aty po shfaqte jetën prej gangesteri.

    Në video dukej se po shijonte jetën e natës.

    Ai vazhdimisht në rrjetet sociale ekspozon jetën e tij luksoze.

    @insajderitv Videoja e postuar nga Kobra pak para vrasjës së kukësianit #dibranhoxhaj #kobra #insajderi #isnajderitv ♬ original sound – Insajderi
    @dibranhoxhaj

    ♬ original sound – ᴾᴬᵀᴿᴵᴷ ᴷ

    “Kobra” është emër i njohur për policinë.

    Lëndime të rënda e të lehta trupore, armëmbajtje pa leje, kanosje, dëmtim të pasurisë së huaj, janë disa nga veprat penale, për të cilat Dibran Hoxhaj apo i njohur ndryshe me pseudonimin “Kobra”, është dënuar plot 16 herë.

    Ai në shtator 2022 ishte dorëzuar në polici pas tre ditësh që ishte në kërkim.

    Kobra e kishte sulmuar fizikisht një person dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.

    Rasti kishte ndodhur në një klub nate. Viktima ishte i dehur dhe shkak i përleshjes ishin problemet e mëhershme mes tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark